Gazetari Artan Hoxha ka ndarë shqetësimin për trafikun e rënduar në Titanë. Teksa publikon fotot, Hoxha shkruan se pamja duket si një llavë vullkani nga trafiku i tmerrshëm i Unazës së re.
Postimi i Hoxhës:
“Trafiku orbital, në kryeqytetin orbital, mbuluar nga smogu orbital….
Pamja që duket si llavë vulllani, në fakt është trafiku i tmerrshëm i Unazës së Re, fotografuar sot pasdite nga kodrat e periferisë së Tiranës.
Mijëra makina, qëndrojnë të bllokuara për dhjetera minuta në trafik, me motorrat ndezur, duke çliruar pafundësisht dioksid karboni…
Banorët e njërës nga lagjet më të reja të kryeqytetit, tashmë janë seriozisht të kërcënuar nga ndotja me përmasa të frikshme e ajrit dhe ndotja akustike…” – ka shkruar Hoxha.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post