Moderatori Dritan Hila ka debatuar ashpër me kreun e nismës ‘Thurje’ Endri Shabani.
Ai tha se nisma që ai drejton është filial i LSI-së.
Pjesë nga debati:
Endri Shabani: Kam qenë fatkeqësisht edhe në studion tuaj…
Dritan Hila: Unë ju kam promovuar por tani e kuptova se kush je dhe e lashë atë muhabet.
Endri Shabani: Ne kemi bërë një tur në të gjithë vendin dhe…
Dritan Hila: Ore se mos thuash pastaj që ke frikë nga tërmeti dhe të kërkosh parashikimin e tij…siç e bëtë vjet. Domethënë imagjino çfarë lideri do jesh në të ardhmen.
Endri Shabani: I shkreti ti…faturat i ke të gjitha online dhe meqë je i interesuar kush na i paguan, i ke ty. Mos thoni gjëra ta pavërteta, pyetje të bëni, por jo të gënjeni, për diversion në shërbim të nuk e di kujt.
Dritan Hila: Cila është e pavërteta.
Endri Shabani: Që jemi filial i LSI-së e nuk e di çfarë.
Dritan Hila: Mua kështu më rezulton.
Endri Shabani: Ju rezulton gabim.
Dritan Hila: Nuk më rezulton fare gabim, që nga themeluesi i Nismës tuaj, ta thashë me emër. Ta kam thënë edhe ty kur të kam takuar, ty të kanë vënë kot aty, por s’e ke kuptuar. Por meqë po flisnim për filiale, unë mbrojta zonjën Topalli dhe thashë që nuk besoj se është filial i PS-së, këtë thashë unë se po të ishte për filiale do flisnim për ju. Tani vazhdojmë se na morët shumë kohë.
Endri Shabani: Faleminderit.
Diskutime rreth kësaj post