Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Teksa u pyet se kur do të shohim nga SPAK operacione të mëdha, ndryshe nga këto që kemi parë, GJonaj tha se “këtë padurim e kanë të gjithë, por nuk bëhet fjalë për një reformim aneksor, por një reformim rrënjësor.”
Pjesë nga intervista në abc news:
Gazetarja: Kur do të shohim nga SPAK operacione të mëdha, ndryshe nga këto që kemi parë?
Gjonaj: Këtë padurim e kanë të gjithë, por nuk bëhet fjalë për një reformim aneksor, por një reformim rrënjësor.
Të gjithë presim që SPAK të prodhojë raste të nivelit të lartë për korrupsionin, por tashmë ata kanë treguar disa goditje të forta.
Gazetarja: Mund të bënin më shumë?
Gjonaj: Këtu bëhet fjalë për procese hetimore që duan kohën e tyre. BKH do të ndihmojë që Prokuroria e Posaçme të krijojë rekordin që presim të gjithë.
Diskutime rreth kësaj post