Zëvendësministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj ka komentuar sulmet që Presidenti Meta dhe opozita i bëjnë reformës në drejtësi duke thënë se kjo është frika e tyre më e madhe. Madje sipas Xhafajt edhe largimi i opozitës nga Kuvendi lidhet me reformën në drejtësi.
Kjo vihet re tha Xhafaj në veprimet e tyre, ku sapo kjo reformë lavdërohet nga DASH dhe BE, aq më shumë sulmon Meta dhe opozita.
“Ditët e fundit kemi pasur vlerësim për reformën në drejtësi dhe për të gjithë punën dhe progresin e bërë nga qeveria dhe përmbushja e kushteve për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Por nga vlerësimet aq më shumë shtohet zhurma e opozitës dhe tani duket se është kanosja më e madhe e reformën në drejtësi. Unë ngre një pyetje: Mos është reforma në drejtësi që i nxori nga Kuvendi? Sapo kemi një vlerësim nga DASH kemi një sulm nga Presidenca, nëse kemi vlerësim nga BE, kemi një sulm nga opozita”, tha Xhafaj për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post