Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komenton deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta, i cili kohët e fundit është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.
Patozi thotë se presidentit s’ka pse t’i interesojë rezultati i zgjedhjeve, aq më tepër, shprehet ai, kur nuk merr pjesë vetë. Ai e sheh nervozizmin e Metës si shenjë e shqetësimit për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit, por thotë se ai që është i sigurtë në fitore, s’ka pse nervozohet.
“Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi në “ReportTv”.
Diskutime rreth kësaj post