Albana Hana, e bija e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana, do të kandidojë për deputete pranë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas saj, përfshirja në politikë ka qëllim të vazhdojë misionin e të atit.
“Për mua është e rëndësishme që unë të vazhdoj në hapat e tij, me veprime konkrete dhe kjo është arsyeja kryesore pse vendosa të përfshihem në politikë”, tha ajo.
Hana shton se “krediti i parë që PS më ofroi këtë mundësi, është sepse jam vajza e prokurorit”.
Ajo do të jetë kandidate e Partisë Socialiste në PS-së për qarkun e Elbasanit, do të përfaqësojë zonën e Përrenjasit, ku është edhe vendlindja e babait.
Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012.
Diskutime rreth kësaj post