Ish-ministri Lefter Koka i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas denoncimit që ajo bëri sot në lidhje me aferën e dhënies së inceneratorit të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka e falënderon publikisht Kryemadhin që me fakte i tregoi çdo shqiptari se qeveria ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet procedura sipas manualeve ndërkombëtare.
“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!
E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni”, shkruan Koka.
Diskutime rreth kësaj post