Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se LSI nuk do të marrë më shumë se 5 mandate deputetësh në zgjehdjet e 25 prillit.
Ai tha se edhe presidenti Meta duhet ta mbajë fjalën e dhënë ditën e djeshme, se në 26 prill do të japë dorëheqjen në rast se zgjedhjet i fiton Partia Socialiste. Sipas tij, Ilir Meta është kryetari i opozitës me bekimin e Sali Berishës.
“Ilir Meta ta mbajë fjalën e dhënë dje, se në 26 prill do të japë dorëheqjen. Jo vetëm që do të fitojmë në mënyrë të ndershme, por Ilir Meta po mundohet ta shndërrojë 25 prillin në një referendum. Kryesimin e opozitës me bekimin e Sali Berishës e ka marrë Ilir Meta. Kanë hequr edhe një pikë në marrëveshje, për një këshill koordinativ të udhëhequr nga presidenti.
LSI nuk i kalon 5 mandate. Mbajeni shënim dhe më ftoni disa ditë pas zgjedhjeve”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post