Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh se Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë minimumi 74 mandate.
“Ne kemi marrë 74 mandate në 2017 dhe nuk synojmë më pak se kaq. Të gjithë të dhënat e dëshmojnë se PS do jetë forcë e parë dhe Edi Rama do jetë kryeministër”, theksoi Spiropali.
Ndërsa për qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i fortë i përballjes elektorale, Spiropali tha se Partia Socialiste synon të marrë 19 mandate, një më shumë se në në vitin 2017.
“Ne synojmë më shumë e 2017 dhe është plotësisht e mundshme. Në qarkun e Tiranës në 2017 ne synojmë 18 mandate në 2017 dhe synojmë 19 mandate dhe kjo është plotësisht e mundshme. LSI ka një rënie drastike, por kudo në opinionin publik. Punët që kemi bërë në Tiranë, punët që po bëjmë në Kamëz”, theksoi ajo për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post