Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka komentuar aleancën që u nënshkrua mes PD-së dhe LSI-së. Ajo partitë me të cilat ka bërë koalicion Partia Demokratike i ka quajtur “fosile” dhe “bishta politikë”.
“Ne nuk kemi nevojë për as-farë-soj fosilesh edhe bishtash politikë që nuk prodhojnë politika, prodhojnë vetëm karrige për vete”, tha Spiropali e pyetur nga gazetarja Ilva Tare se përse Partia Socialiste vendosi të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.
“Kemi pasur edhe ne rrugët tona të bashkuara me të tjerë në kohë të caktuara, dhe nuk ka dyshim se një qeverisje e kushtëzuar sidomos nga emrat që janë në atë listë të gjatë është padyshim një qeverisje e marrë peng, këtë e dimë, prandaj ne kërkojmë besimin e shqiptarëve për të qeverisur të vetëm”, u shpreh më tej Spiropali në Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post