Prezenca e Albin Kurtit në Lezhë në kuadër të 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës është komentuar në forma të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri. Analisti Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti ka shfrytëzuar këtë datë historike për të bërë fushatë elektorale, në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
“Albin Kurtin e pata paralajmëruar se do vinte në fushatën zgjedhore në Shqipëri. Vjen në një përvjetor të Besëlidhjes dhe pas saj i mbledh të gjithë liderët e të gjitha trojeve dhe në kokën e tij realisht përjeton bashkimin e shqiptarëve para një përmendoreje. Ai është në Lezhë për të përkrahur kandidatin e tij, siç do jetë në Tiranë dhe në Gjirokastër”, tha Haxhiu për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post