Juristi Romeo Kara ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh të dy viteve më parë, për të cilin shkruan se vazhdon të jetë aktual edhe në ditët e sotme.
Sipas Karasë, përplasjet pozitë -opozitë dhe marifetet e tyre për të ruajtur statukuonë e 30 viteve të fundit duhen hedhur në kosh. Jo vetëm kaq, por sipas Karasë populli duhet t’i nxjerrë ata jashtë skenës politike shqiptare.
Postimi i Karat:
“‘Të gjitha forcat në këtë botë, nuk janë aq të fuqishme sa një ide së cilës i ka ardhur koha’.
Kjo thenie e Viktor Hygo me vjen nder mend, kur shoh tollovine pozite-opozite, qe perpiqet me thonj dhe me lloj-lloj marifetesh per te ruajtur statukuone e 30 viteve te fundit.
Ideja e hedhjes në koshin e plerave te historise te ketij sistemi politik oligarkik se bashku me aktoret e tij, ka kohe qe pulson në mendjet e njerezve, dhe sigurisht qe kjo ide do te triumfoje ne nje te ardhme te afert.
As demagogjia e shpëlarë qeveritare dhe as kunderrevolucioni i llumit, nuk mund t’a mposhtin kete ide.
Shemrat pozite-opozite duhen kapur nga populli per lesh koke dhe të zbriten përfundimisht nga skena e politikes.”,shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post