Meteoalb bën të ditur se në të gjithë vendin deri në mesditë do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa pasdite do të shfaqen vranësira.
Më të dukshme vranësirat paraqiten në dy ekstremet veri-jug duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin jugor, sipas meteoalb. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme të motit të vijojnë deri mëngjesin e së hënës.
Temperaturat e ajrit do te ulen lehtë në mëngjes po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me 50-55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Diskutime rreth kësaj post