Kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Njësisë 11 në kuadër të zgjedhjeve të 20 prillit.
Gjatë fjalës së tij Veliaj përmendi se duhet të qëndrojnë në familjen e PS, por kjo është një familje e cila nuk ka nepotizëm.
Gjithashtu ai përmendi dhe të shkuarën e tij, ku është shprehur se është rritur jetim që 10 vjeç e ka shitur fiq, ambulant për të mbijetuar. Sipas tij, nuk ka pasur as babain dhe as nënën pjesë të partisë për t’i hapur rrugën.
“Tek kjo shtëpia jonë po the burri dhe gruaja njerëzit do thonë burri dhe gruaja i kujt ore?
Kurse tek LSI merret vesh për kë e ke. Tek ajo shtëpia tjetër, ajo është akoma me keq.
Tek ne mirë, keq, po the djali, vajza, dhëndrri, kunati, tek ne themi i kujt. Tek ajo shtëpia tjetër po the dhëndrri nuk do të kujtohet vetëm dhëndrri po edhe i gjithë klub i Partizanit. Po the djali të kujtohet Zeni por edhe e gjithë historia e Gërdecit, po the kunati do të kujtohet aplikimi edhe për vilë të pesta.
Tek ajo partia kunati merret me punësime. Ai merret me punësimin e sanitareve deri tek lista e deputetëve në parti. Po të shikosh të gjithë falen tek kunati jo tek Luli se s’ka gjë në dorë.
Kështu që të paktën rrimë në një familje, që një djalë 10-vjeç është rrit jetim dhe ka shit fiq, me mbijetu, lartë e poshtë ambulant, dhe tani i jepet shanci që të bëhet kryetar bashkie. Kjo do të thotë që familja jonë ka emrin familje por nuk funksionon me nepotizëm. Unë s’kam pas as babën as nonën zyrtar partie që të mashtronte dhe të ma bënte gati vendin.” – tha Veliaj. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post