Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni është takuar sot me disa qytetarë të Sarandës, mes tyre edhe me Sulejmanin, themelues i PD-së në këtë qytet.
Sulejmani tha se e ka mbështet PD-në, por nuk ka marrë atë që meritonte me djersën e tij dhe për këtë arsye tashmë ka ndërruar kah politik.
Sulejmani thotë se Rama është evropian, madje shprehet se e do shumë dhe e ka shok në facebook. Ndërsa deputeti Hyseni me dy gishtat lart deklaron se kryeministri është demokrati më i madh.
“Sulon e njohin të gjithë në Sarandë, si njeri punëtor dhe të ndershëm, që jeton me biznesin e tij familjar por punëson edhe të tjerë. Sot biznesi i tij ka Zero Tatim Fitimi, Zero TVSH, Zero Kontroll Tatimor. Sulejmani është një nga themeluesit e PD në Sarandë, por tashmë mbështet Kryeministrin Edi Rama”, – shkruan Hyseni në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post