Teksa na ndajnë pak ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet në 25 prill.
Celibashi thotë se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.
Njoftimi i Celibashit:
“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve”, shkruan Celibashi.
Diskutime rreth kësaj post