Pedagogu Erion Kristo ka debatuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me votën e emigrantëve. Kristo tha se qeveria ka detyrime ndaj qytetarëve.
Pjesë nga debati:
Kristo: Jeni tallur me emigrantët se i kishit në dorë dhe nuk bëtë gjë. Tani ia vini fajin opozitës.
Balla: E keni miratuar në kuvend.
Kristo: Pse ndryshuat gjërat e tjera në Kuvend dhe jo këtë? Po ju prishët koalicionet dhe marrëveshjen me opozitën.
Balla: Po si ka mundësi që u regjistruan koalicionet nëse ne i prishëm?
Kristo: Ju keni detyrime ndaj qytetarëve, se ishin 50 mijë firma për listat e hapura, nuk ishte ideja juaj. Ju jeni tallur me emrat e koalicioneve. Ju e keni pasur PDIU-në në koalicion. Ju thoni se keni bërë aleancë me shqiptarët e thjeshtë, po me këto mbeturinat e LSI- së po i fusni në lista ose me aleancën e qelbësirave, i keni larë duart?
Diskutime rreth kësaj post