Deputeti Halit Valteri ka shprehur Kritika ndaj koalicionit të PD-së me 12 parti të tjera e regjistruar 1 ditë më parë pranë KQZ-së. Sipas tij, tashmë në këtë parti nuk ka më ideale dhe të gjithë luftojnë vetëm për të ruajtur pasuritë e tyre dhe mandatin e deputetit.
Valteri thotë se më e keqja vjen nga LSI e cila shkon sa andej këndej, ndërsa për kryedemokratin Basha që është një njeri i kapur edhe pa ardhur ende në pushtet.
Deklarata e Valterit:
“Në dijeninë time, Bamiri ka vite që nuk shkon më tek partia. Janë skupe mediatike që nuk duhet t’i vendosin theks. Shqiptarët duan kushte dhe shërbime më të mira. Janë të provuar të dyja palët në pushtet. Lloj lloj njerëz janë akuzuar për para të pista e akuza të ndryshme dhe tani shiten si një lloj ndryshimi dhe alternativa. Nuk ka pasur surpriza. Unë kurrë nuk mund të bashkohem me të keqen. Nuk bashkohem kurrë me LSI-në. E keqja më e madhe e vendit është LSI-ja që shkon sa andej dhe këtej. Basha është një njeri që është i kapur pa ardhur në pushtet. Basha do vinte në pushtet nëse do ishte vetëm PD dhe të mos kishte kandidatë për deputetë të pastër. Nuk mund të bësh koalicion me djallin për të marrë tokën. Presim deri në datë 6 derisa t’i saktësojmë të gjitha. Kam pasur kontakte me disa subjekte politike. Jemi në tratativa”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post