Ministrja Elisa Spiropali ka dhënë një intervistë ndryshe duke folur më shumë për familjen dhe dy fëmijët e saj, Naltën dhe Krenin.Spiropali u shpreh se ata të dy kanë një marrëdhënie shumë të afërt edhe pse pranoi se, si çdo fëmijë, Nalta ka qenë xheloze në fillim për Krenin.
Aq sa, para se i vëllai të vinte në jetë, Spiropali thotë se ajo i thoshte se do ta lidhte me litar e do ta nxirrte në rrugë.
“Në fillim unë i thosha që Nalta do të bëhesh me një shok të vogël. Ajo më thoshte do ta lidhim beben, do ta lidhim me litar, do ta nxjerrim në rrugë, ça nuk thoshte se nuk donte konkurrencë. Por tani e do shumë, kujdeset për të, e mban që të eci”, tha ajo pasditen e sotme në “Ftesë në 5.
Diskutime rreth kësaj post