Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë vazhdon të jetë serioz. Anija turke “Cesme”, që shkaktoi një valë të re tensioni me Greqisë dhe Turqisë është larguar nga deti Egje dhe nuk dihet nëse do të kthehet sësrish.
Mediat turke bëjnë me dije se Turqia do të fillojë një stërvitje të madhe ushta rake, të quajtur “Atdheu i Kaltër”.Anija “Cesme” u largua në mëngjes nga zona e NAVTEX-it në Egjeun qendror dhe sipas informacionit, ajo po drejtohet për në Izmir.
“Ndoshta, largimi i “Cesme” ka të bëjë me stërvitjen e madhe turke të quajtur “Atdheu i Kaltër” që do të zhvillohet nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe” shkruajnë mediat greke. Siç është njoftuar nga Ankaraja, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F- 16, F- 4, si dhe forca të tjera do të marrin pjesë në stërvitjen ushta rake, ku Turqia do të tregojë for cën.
Të martën ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar akuzoi Greqinë për “ngacm imin” e anijes “Cesme”, diçka që e mohoi kategorikisht Athina. Ende nuk dihet cfarë do të ndodhë me raundin e 62 të negociatave mes dy vendeve.
Diskutime rreth kësaj post