Kryedemokrati Lulzim Basha publikoi dje një video në Instagram përmes së cilës sulmonte kryeministrin Rama, ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e Dua Lipës, “We’re Good”.
Por as 24 orë nuk mjaftuan dhe Instagrami ia ka fshirë Lulzim Bashës, muzikën pasi e ka kapur të vjedhur këngën.
Për të mos rrezikuar që t’i mbyllet tërësisht edhe vetë profili i tij i Instagramit për vjedhje të së drejtës së autorit, Lulzim Basha është detyruar që të fshijë menjëherë edhe videon e plotë.
Basha ka premtuar se nëse do të vijë në pushtet do të reformojë sistemin e drejtësisë, por me sa duket është kapur vetë në “flagrancë” duke vjedhur.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post