Sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Sali Shehu, i cili firmosi marrëveshjen e koalicionit me PD, ka reaguar pas dorëheqjes së Bamir Topit nga drejtimi i partisë. Ai thotë se shkak i dorëheqjes së Bamir Topit nuk është “përçarja brenda partisë”.
Shehu u shpreh se FRD do të vijojë sipas rregullave të statutit për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa shtoi se e falenderon Topin për kontributin që ka dhënë.
“Të them të drejtën edhe unë tani sa jam njohur me dorëheqjen e Topit dhe s’kam informacionin e duhur për t’ju thënë arsyet. Nuk besoj se ka qenë kjo arsyeja, zoti Topi mund t’i sqarojë vetë ca gjëra, në këtë moment do të mbledhim kryesinë dhe do të operojmë sipas statutit, duke e falenderuar zotin Topi për kontributin dhe gjithçka që ka dhënë për FRD-në. Ne e nënshkruam marrëveshjen me të kosnultim jo vetëm të Topit, por të gjithë strukturave të partisë. Është në vullnetin e tij, ai ka vendin e tij në parti”, – u shpreh Shehu për FaxNews.
Diskutime rreth kësaj post