Në puntatën e së hënës në “Love Story”, Meri Murrizi ishte e zgjedhura e Saimirit. Dyshja do të vazhdojnë jashtë njohjen e tyre dhe për këtë janë shprehur shumë të emocionuar në një intervistë për “Daily Love Story”.
Meri dhe Saimiri zbuluan pak nga planet e tyre për publikun.
Princi Modern tha se nuk e ka prerë biletën për në Gjermani, pasi ka ndërmend të qëndrojë dhe disa ditë të tjera në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Meri u shpreh se në planet e saj përfshihet dhe një biletë për në Gjermani, por megjithatë pret ta diskutojë me Saimirin.
“Më kanë pushtuar emocionet. Nuk e besoj ende se çfarë ka ndodhur. Për një moment besova se nuk do më zgjidhte. Kur përmendi që ti Meri ke ëndrra të tjera, unë kam punë të tjera në Gjermani, mendova po më thotë mirupafashim tani. Pastaj kur më tha ti je zgjedhja ime mbeta. Normale në planet e mia kam një bileta për një Gjermani, por do të shohim se çfarë do të diskutojmë dhe do të vendosim me Saimirin”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post