Melisa-Andi janë një nga dyshet më të diskutura të ditëve të fundit. Është përfolur se Andi dhe Melisa kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin jashtë programit dhe janë publikuar disa foto që i kanë përforcuar akoma më shumë këto dyshime.
Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.
Madje, ditën e djeshme u nxorrën ‘sheshit’ të tjera detaje që vërtetonin se ata ishin bashkë, sërish për rroba të njëjta.
Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit, teksa ka ndarë edhe video në InstaStory.
Të njëjtën këmishë që ka veshur Melisa, e mbante veshur Andi në intervistën e tij në “Roped with Olsi”.
Ata po shijojnë lidhjen e tyre në qetësi, por Melisa s’ka mundur ta mbajë dot për vete dhuratën romantike që i ka bërë Andi.
Ai i ka dhuruar një buqetë gjigante me trëndafila, brenda së cilës ishte e formuar shkronja e emrit të saj, “M”.
Melisa e ka shoqëruar videon me një këngë dashurie, “It’s you” nga Ali Gatie.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post