Prej disa kohësh partitë poltike në vend kanë ndezur motorët e fushatës dhe kanë harruar se Covid ekziston ende. Pavarësisht masave ndaluese prej pandemisë, partitë, të mëdha e të vogla, kanë nisur fushatën dhe takimet janë më intensive sa më shumë afrohet data 25 prill.
Në një kohë kur nga kampi opozitar i kërkohet llogari qeverisë se nuk po menaxhon pandeminë, vetë ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka injoruar çdo lloj paralajmërimi nga autoritetet shëndetësore.
Qytetarët shprehen se për politikanët nuk ekziston virusi.
Për popullin, Polica mendon ndryshe. Kujtojmë se forcat e ligjit kanë gjobitur 994 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk kanë zbatuar masat anti koronavirus.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post