Mediat britanike raportojnë se ushtria amerikane është duke zhvilluar një armë të re me laser, e cila do të jetë shumë herë më e fuqishme nga çdo lloj arme e ngjashme e këtij lloji.
Shumica e armëve ekzistuese me laser duhet të gjuajnë me breshëri një objektiv përpara se ai të shkatërrohet apo të marrë flakë, por kjo gjë nuk do të jetë njësoj me “Tactical Ultrashort Pulsed Laser”, e cila mund ta bëjë shkrumb e hi brenda një fragmenti të sekondës, përcjell a2nenws të martën.
Gjithashtu, raportohet se TUPL mund të shkaktojë probleme dhe në sistemet elektronike të armëve armike.
Ushtria amerikane po synon që të ketë një prototip të kësaj arme gati, brenda gushtit të vitit 2022.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post