Enca Haxhia pësoi një aksident vitin e kaluar, si pasojë e të cilit theu këmbën dhe iu nënshtrua një operacioni. Këngëtares iu desh kohë të rikuperohej, pasi ka qëndruar rreth dy muaj në shtëpi duke u kujdesur për këmbën.
Megjithatë, herë pas here ajo mblidhte forcat, bënte make up, dhe publikonte foto e video për ndjekësit e saj.
Por, ditën e djeshme, ajo publikoi në Instastory një video, që tregonte rrugëtimin e saj që kur theu këmbën e deri tek rikuperimi.
“Ishte e tmerrshme”, – shkroi ajo krahas postimit.
Si fillim, në video duket këmba e deformuar e më pas shfaqen pamje nga dita e operacionit, shenjat e qepjes, dhe pamje nga fizioterapia.
Enca u tregoi fansave vitin e kaluar se kishte futur shumë hekura në këmbë dhe u kërkoi mendim nëse duhet të bënte ndonjë tatuazh tek shenja që i kishte ngelur pas operacionit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post