Vendet më të shtrenjta e më të lira për të jetuar
Cilat janë vendet ku jetesa është më e shtrenjtë? Faqja “MoveHub” ka bërë një klasifikim të vendeve sipas kostos së jetesës, mbi bazën e të dhënave të raportit Indeksi i Çmimeve të Konsumit.
Lista përbëhet nga 119 vende, të cilat janë krahasuar me standardet e jetesës në Nju-Jork.
Vendet me koston më të lirë të jetesës, sipas raportimit të Shekullit, janë ato të Azisë dhe Afrikës Veriore: India, Nepali, Pakistani, Tunizia dhe Algjeria.
Pesë vendet që të boshatisin llogarinë bankare për nevojat më primare janë: Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka.
Klasifikimi është bërë duke marrë në shqyrtim çmimin e ushqimit në supermarkete, transportin, restorantet dhe shërbimet utilitare.
Aspekte të tjera thelbësore për jetesën si banesa, veshjet dhe arsimimi nuk janë marrë parasysh.
Vendet më të shtrenjta:
Zvicra
Norvegjia
Venezuela
Islanda
Danimarka
Australia
Zelanda e Re
Singapori
Kuvajti
Britania e Madhe
Vendet më të lira:
India
Nepali
Pakistani
Tunizia
Algjeria
Moldavia
Egjipti
Maqedonia
Siria
Kamboxhia
Diskutime rreth kësaj post