Ministrja Elisa Spiropali deklaron se Shqipëria do të shndërrohet në një shtet modern, nëse Partia Socialiste merr një mandat të tretë qeverisës.
Spiropali u shpreh në “ABC News”, se në mandatin e tretë të PS-së, Shqipëria do ketë aeroporte dhe hekurudha të reja.
“Në mandatin e tretë Shqipëria do të bëhet një vend modern me aeroporte të reja, me hekurudhë…që ata i lanë, me turizëm dhe bujqësi të zhvilluar. Rindërtimi po vazhdon punën pa pushim”, – u shpreh Spiropali.
Ministrja Spiropali tha se në mandatin e ardhshëm qeveria do të fokusohet te rritja e pagave dhe taksimi progresiv.
“Mandati i ardhshëm do të fokusohet te rritja e rrogave. Te taksimi progresiv, te rritja e të ardhurave. Do kemi një rritje të konsiderueshme edhe të rrogës mesatare dhe minimale”, – tha ajo.
“Ne dimë të punojmë dhe nuk e themi më kot që jemi punëmbaruar. Punët tona i shikojnë vetë shqiptarët”, – tha më tej Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post