Deputetja opozitare Rudina Hajdari, në kuadër të fushatës zgjedhore po zhvillon një sërë takimesh në qarkun e Elbasanit, aty ku do të kandidojë për deputete.
Deputetja ka surprizuar ndjekësit e saj, pasi është shfaqur në një baxho në qytetin e Gramshit me disa zonja, duke i ndihmuar në përgatitjet e djathit kaçkavall.
E veshur më një bluzë të bardhë dhe me kapuç në kokë, deputetja duket e përkushtuar duke ndihmuar në përpunimin e djathit.
“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria. Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, – thotë Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post