Mësohet se të tjera kallëzime kanë mbërritur në SPAK për mjekun kardio kirurgun Edvin Prifti. Mësohet se qytetarët denoncojnë se kanë dhënë para në këmbim të shërbimit.
SPAK po kryen hetime mbi origjinën e parave që iu gjetën Priftit në shtëpi dhe zyrë, teksa janë shtrirë edhe në gjetjen e personave që mund të kenë pasur lidhje me mjekun e që shërbenin si sekser për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në privat.
Nga ana tjetër, avokatët e kardiologut kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post