Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për vdekjen e 2 elektricistëve të OSHE-së sot në Lazarat. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes për ngjarjen e rëndë.
“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë. Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, – shkruan ministri.
Diskutime rreth kësaj post