Lëvizja Vetëvendosje doli bindshëm fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke marrë 48% të votave. Fitorja e VV-së ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Mediumet nga gjithë bota kanë raportuar për rezultatin e jashtëzakonshëm.
Gazeta spanjolle ‘El Mundo’ e ka krahasuar figurën e liderit të VV-së, Albin Kurtit me revolucionarin e Argjentinës, Che Guevara.
“Che Guevara i Kosovës, i gatshëm për të marrë pushtetin”, titullohet artikulli i mediumit spanjoll.
Ndër të tjera ‘El Mundo’ ka publikuar historikun e Kurtit nga kryengritjet ndaj okupatorit serb, jetën në burg e deri të triumfi në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post