Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në aeroportin “Nënë Tereza” ku është duke zhvilluar një komunikim me gazetarët, ndërkohë që mbërritën 7020 doza vaksine Pfizer.
Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, ka shpërthyer ashpër lidhur me këtë lëvizje të kreut të qeverisë duke e quajtur të gjithën si një spektakël të shëmtuar.
Postimi:
“BOLL ME KËTË SPEKTAKËL TË SHËMTUAR!
Po boll, mor burrë, me këtë butaforinë e pritjes në aeroport të vaksinave, se e bëre baltë fare!
Edhe ushtarë që ktheheshin nga lufta të ishin, nuk do të kishte qenë nevoja për kaq shumë temenara, që shkëlqejnë nga hipokrizia dhe përdorimi politik për fushatë.
Dhe të mendosh që bëhet fjalë vetëm për një grusht dozash dhe aspak për sasinë që ka nevojë vendi për t’u çliruar nga ankthi i Covid 19”, shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post