Analisti Kim Mehmeti në Syri Tv u ndal edhe te ajo që mund të quhet përplasje Nano-Meta si edhe intervista e fundit që Presidenti dha për ‘Çim Peka Live’, mbrëmjen e djeshme. Mehmeti tha se Meta është nga ata politikanë që i përkasin grupit që shikojnë në të ardhmen dhe kjo duhet vlerësuar.
Deklarata e Mehmetit:
‘Duhet me i dhënë mbretit atë që i takon mbretit.
Presidenti i sotëm i takon gjeneratës së politikanëve të përgjatë tri dekadave që kanë vendosur për fatin e Shqipërisë.
Por me rendësi është se cilit grupi do i takojë, atij që shikon në të ardhmen, që nuk kanë frikë të përballen me të shkuarën e tyre politike, apo grupit tjetër që nga frika për t’u përballur me të shkuarën e tyre politike duan me çdo kusht pushtetin.
Meta ka treguar që i takon atij grupit që nuk kanë frikë që të përballen me të shkuarën.’- shprehet Mehmeti.
Diskutime rreth kësaj post