Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaron se nuk ka më asnjë mundësi që shkeljet e gjyqtarëve apo prokurorëve të mos ndëshkohen.
Deklarata e Metanit:
‘Kjo është luftë. Zbatimi i reformës në drejtësi tashmë me paligjshmëritë në sistem është luftë e gjithë institucioneve të reja të drejtësisë. Për këtë arsye unë kam kërkuar dhe më parë dhe mendoj që mënyra më e mirë për të fituar këtë luftë është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të reja të drejtësisë.Vërtetë Inspektoriat i Lartë i Drejtësisë nuk mund të jetë çekan në kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve por nuk ka shans më që shkeljet e tyre ligjore të shkojnë pa u ndëshkuar.’-tha Metani për Euronews Albania.
Metani tha se hetimi i parë i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësië ka nisur në fillim të marsit të vitit të shkuar për një gjyqtar, i cili sot është i shkarkuar dhe kështu ka vijuar puna për gjithë gjyqtarët e tjerë.
Diskutime rreth kësaj post