Nisur nga zhvillimet e fundit në vendin tonë, juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale.
Kara shkruan se ne si popull na është thyer shkopi i fatit nga të dy krahët dhe për këtë fajtor jemi vet. Ne ndërtojmë institucione, por nuk i zbatojmë ligjet, madje i zëvendësojmë me pushtetarët që na drejtojnë, të cilët i kthejmë në idhuj.
Juristi paralajmëron se pikërisht kjo po na çon në anarki, degradim dhe kriminalitet
“Këtij populli i është ndyer shkopi i fatit nga të dy krahët dhe nuk po di se nga t’a kapi.
Kështu ndodh kur nuk ndjek parimet, kur nuk ndërton institucionet dhe kur nuk respekton ligjet, duke i zëvendësuar ato me njeriun, të cilin e kthejmë në idhull menjëherë pasi e ngremë në pushtet.
Popujt e idhujve të rreme, janë pikërisht ata që janë të destinuar për t’u zhytur në anarki, degradim dhe kriminalitet.”, shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post