E ftuar në një emision televiziv pak kohë më parë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin pas një debati me Endri Shabanin e nismës Thurje, i tha se ajo e hante atë për mëngjes.
“Unë juve ju ha për mëngjes, me vota, me kandidim e me çfarë të duash. Për të hyrë në detaje të tjera s’kam frikë me ju. Ne do dalim me emrin tonë, me siglën tonë”, tha Spiropali.
Nisur nga ky debat, mbrëmjen e djehsme ministrja Spiropali u pyet me humor nga gazetari Alfred Lela se ëfarë ka ngrënë për mëngjes.
Lela: Çfarë keni ngrenë për mëngjes sot? E dini se ku dua të dal besoj!
Spiropali: Është një shprehje amerikane që kam përdorur unë. E ka thënë edhe Kamela Harris. Unë madje e thashë përpara. Ajo më imitoi.
Lela: Po ju Endri Shabanin gjetët?
Spiropali: Shabani është zhdukur qysh atëherë, ku është? Se nuk e shoh mejdaneve të televizionit.
Diskutime rreth kësaj post