Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e para pak ditëve të paraardhësit të tij socialist Fatos Nano, i cili do të shprehej se “Berisha përfundoi së qënuri politikan më 21 janar 2011”.
Në një intervistë për RTV Ora, Berisha deklaroi se, Nano dhe Rama kanë të njëjtin koncept për opozitën njësoj si etërit e tyre mizorë.
Deklarata e Berishës:
‘Nuk kam ndonjë koment Beti. E vetmja gjë që mund të them se, u paraqitën si pinjollë të Bllokut, me mendësinë absolute staliniste se problemi i Shqipërisë është opozita. Mu rikujtuan të gjitha qëndrimet e Partisë së Punës së Shqipërisë në muajt e parë të opozitës shqiptare kur fatkeqësia kombëtare ishte opozita.
Këta të dy, nuk po i quaj siç e meritojnë, por po i quaj pinjollë, mbajnë të njëjtin koncept si etërit e tyre mizorë. Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.’-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post