Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim. Ditën e sotme Kim ka shkruar në Tëitter se Rama i ka thënë se e ka përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste.
Postimi i Manjanit:
“Pra, Toma meqë nuk është i qeverisë, mbetet të jetë i opozitës.
Siç e prisnim, fajin për rregjistrimin e Tij në zgjedhje do ta ketë Luli Basha!!!
Megjithatë dhe për dijeni të zonjës Kim, zoti Tomë Doshi prej 5 vitesh nuk është anëtar i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2017 konkuroi si kandidat i partisë Social Demokrate, parti aleate e zotit Rama. Mori një mandat nën siglën e kësaj partie në qarkun e Shkodrës dhe ka qenë dhe mbetet mbështetës i qeverisë dhe i zotit Rama.
U shpall non grata nga Departamenti i Shtetit të zonjës Kim, në kohën kur ai nuk ishte më në PS. Arsyet publike të shpalljes nongrata ishin korrupsion i rëndë me qeverinë e Ramës, se me të Berishës nuk del hesapi. As me qeverinë Amerikane nuk del i korruptuar, se në Amerikë për këto akuza të hedhin hekurat nuk të shpallin nongrata…
Pra nëse këtë informacion të vjetër, Rama ja ka shitur si argument zonjës Kim, kjo e fundit nuk mund të na e servirë dot ne.
Ngjan si lakër e zier dy herë…
Pastaj po të jesh nongrata në Amerikë dhe të konkurosh për një parti aleate me atë të Ramës, lejohet regjistrimi në zgjedhje?!
Çfarë llogjike qenka kjo?!
Mbetem i mendimit strikt se asnjë ambasador nuk ka në mandat të merret me çështjet e politikës së brendshme të shtetit ku shërben. Ndaj nuk jam pajtuar asnjëherë me deklarimet absurde publike të zonjës Kim.
Por teksa flet, bën mirë të mos flasë kuturu, pa kuptim e pa sens e në injorancë të fakteve që të gjithë punonjësit e ambasadës i dinë. Nuk është mirë për ambasadën e një vendi që shqiptarët ende e duan fort.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post