Një punonjës shëndetësie është arrestuar dhe dy të tjera janë pezulluar nga detyra pasi emrat e tyre kanë dalë nga përgjimet e kryera nga SPAK ndaj disa punonjësve të Gjykatës së Krujës.
Mjeku i njohur Edvin Prifti dhe infermieria Trendafile Frangu, të dy punonjës në QSUT, në shërbimin e kardiologjisë janë pezulluar nga detyra nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Sipas informacioneve emri i Priftit ka dalë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë-Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Bëhet me dije që kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit, teksa ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT. Për këtë çëshjte prokurori Albert Dumani nisi një hetim të veçantë dhe për Priftin. Sakaq në përfundim të hetimeve, ndaj tij të vendoset masa e pezullimit nga detyra.
SPAK gjithashtu ka njoftuar se gjatë hetimeve është provuar se mjeku Shkëlqim Korbi ka konsumuar elementët e veprës penale “ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal, teksa ka marr masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Teksa mësohet se Korbi rezulton se fillimisht ka përgatitur aktin e ekspertimit psikiatriko–ligjor të shtetasit Oriol Keqi (i dënuar më herët për dhunë në familje) dhe më tej e ka depozituar në sekretarinë e mjekësisë – ligjore. Ky akt ekspertimi ishte në disfavor të kërkuesit. Pas ndërhyrjeve të të interesuarve, eksperti ndërhyn tek sekretaria e mjekësisë ligjore duke rimarrë aktin e dorëzuar dhe përgatitur një akt të ri që përmbush kërkesat e Oriol Keqit.
Diskutime rreth kësaj post