Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka publikuar në rrjetet sociale një doKument ku tregohet se firma “Gjallica” ka sponsorizuar Partinë Demokratike me 50 mijë dollarë.
Dokumenti mban datën 26 janar 1996, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 26 majit, ku Partia demokratike mori një fitore të thellë, pasi siguroi 122 nga 140 deputetë.
Firma “Gjallica” ishte një nga firmat e skemave piramidale, e cila u krijua nga 3 ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit me origjinë nga Kukësi. Presidente e kësaj firme ishte Shemsie Kadria, ndërsa qendrën e kishin në Vlorë. “Gjallica” falimentoi në 29 mars 1997, duke iu vjedhur rreth 70 mijë shqiptarëve një shumë prej 332 milionë dollarësh.
Pas falimentimit të saj në Vlorë plasën protesta të dhunshme që më pas u kthyen në rebelim kundër qeverisë Berisha, protesta që më pas u përhapën në të gjithë vendin.
Diskutime rreth kësaj post