Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është përgjigjur drejtpërdrejt paralajmërimeve të presidentit turk, i cili gjatë një fjalimi në parlament ka deklaruar se ai nuk do të ulet në tryezë me të dhe se ka ardhur koha që grekët të njohin çmendurinë e turqve.
“Erdogani i përmendi edhe dje turqit e çm.endur kur po fliste për presidentin Makron. Këto gjera i kemi parë edhe më parë. Çmenduria nuk na çon askund. Greqia nuk pranon kërc.ënime, nuk kërcë.nohet, nuk shantazhohet nga askush. Unë mendoj se ishte një shpërthim retorik i momentit, pasi i kam dëgjuar edhe herë të tjera këto”nuk do të flasim”dhe pastaj,”do të flasim” dhe pastaj”mund të flasim”. Dhe në një moment do të flasim, unë nuk kam dyshim për këtë.Por vlerësoj se për momentin kushtet janë ende të papjekura për një takim të tillë”- tha Mitsotakis.
Para fillimit të bisedimeve teknike të Stambollit mes dy vendeve, Erdogan kishte deklaruar se mund të takohej me liderin grek. Por tashmë ka ndryshuar qëndrim dhe madje pozicionohet prerë edhe për çështjen qipriote duke thënë se zgjidhja e vetme është ekzistenca e dy shteteve në ishull.
“Nëse vërtet kërkoni paqe, nuk duhet të më sfidoni, duhet të dini kufijtë tuaj. Nëse nuk i njihni kufijtë tuaj, do të thotë që keni përplasur grushtin ne tryezë, keni ikur. Mos ikni nga tryeza e negociatave. Nëse vazhdoni në një mënyrë të tillë, ne nuk mund të ulemi përsëri rreth tryezës me ju. Kujt i besoni? Nëse i besoni miqve tuaj dhe mbështetjes së tyre, gaboheni. Lloji i mbështetjes që do të merrni nuk i intereson Turqisë. Mbani mend se Turqia është e fortë dhe qëndron në vendin e saj. Dhe e di se kur dhe ku do të bëjë gjithçka që duhet”– u shpreh Erdogan.
Athina vlerëson se retorikat dhe kërcënimet e presidentit turk vijnë pas vizitës së kryeministrit grek dy ditë më parë në Qipro ku Mitsotakis ka deklaruar se zgjidhja mes dy shteteve nuk mund të pranohet jo vetëm nga Athina dhe Nikosia, por gjithashtu nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar.
Ndërsa pika kulmore, sipas analisteve, ishte edhe me pas vizita e liderit grek në Jeruzalem ku ka rënë dakord me homologun Netanjahu për blerje armatimesh dhe sisteme të mbrojtjes, ndërkohë që izraelitët kanë hyrë si partnerë në industrinë greke të prodhimit të arm.ëve.
Diskutime rreth kësaj post