Kryeministri Rama reagoi sot pas operacionit të SPAK që çoi në pranga 10 persona, mes tyre gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha.
Rama u shpreh se është një lajm i shumëpritur. Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili shkruan ndër të tjera: “Arrestimi dhe dënimi i pushtetarëve të korruptuar, i pushtetarëve që kanë dëmtuar, i pushtetarëve që kanë mashtruar, i pushtetarëve që kanë shkatërruar, …… ! Kjo dhe vetëm kjo do t’ju tregojë shqiptarëve se shteti është rikthyer dhe e drejta ekziston !”, – ka shkruar Nishani.
Postimi i Nishanit:
“Edi Rama paska deklaruar se ; “Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi” !
Padiskutim që ky rast është për tu duartrokitur dhe shpresuar të mos jetë një flluskë që shpërthen “bosh” pas pak muajsh !
Por gjyqtarë të korruptuar janë arrestuar e dënuar me burg edhe në të shkuarën, e jo pak !
Por, Edi Rama duhet të kuptojë se e shumëpritur dhe mezi pritet nga shqiptarët është ;
Arrestimi dhe dënimi i pushtetarëve të korruptuar, i pushtetarëve që kanë dëmtuar, i pushtetarëve që kanë mashtruar, i pushtetarëve që kanë shkatërruar, …… !
Kjo dhe vetëm kjo do t’ju tregojë shqiptarëve se shteti është rikthyer dhe e drejta ekziston !
#25PrilliZgjidhje”, – ka shkruar Nishani.
Diskutime rreth kësaj post