Super-operacioni i SPAK, i ka vënë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër.
Reagimi i parë nga opozita ka ardhur nga ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj. Teksa ka përshëndetur aksionin, Shehaj shkruan se ky është një lajm i mirë dhe reforma në drejtësi po bën atë që kanë nevojë e që presin prej shumë kohe shqiptarët.
“Fundi i pandëshkueshmërisë për gjyqtarët, politikanët dhe të gjithë punonjësit publike të korruptuar është fillimi i ndryshimit të vërtetë të Shqipërisë.
Korrupsioni është shkaku kryesor, është origjina e varfërisë, padrejtësive dhe mungesës së të ardhmes në Shqipëri. Pandëshkueshëmria prej dekadash i ka bërë politikanët, gjyqtarët, qeveritarët arrogantë dhe të sigurtë se janë mbi ligjin, kurse qytetarët i ka çuar drejt emigrimit.
Arrestimi i gjyqtares së Krujës është fillim i mirë për ndëshkimin e atyre që postin e shesin për të pasuruar veten. Është lajm i mirë se, më në fund, reforma në drejtësi po bën atë që kanë nevojë e që presin prej shumë kohe shqiptarët: pastrimin e politikës, qeverisjes dhe drejtësisë nga krimi e korrupsioni”, shkruan Agron Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post