Ambasadorja Yuri Kim në një prononcim për mediat nga Durrësi ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Enkeledia Hoxha dhe 9 personave të tjerë në Gjykatën e Krujës.
Kim tha se Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet, ndërsa ftoi qytetarët që mos të jenë spektikë dhe mos të bien pre e propagandave.
“Ndaj për këtë arsye reforma në drejtësi është me rëndësi. Për të gjithë skeptikët që kanë thënë se ska për të ndodhur gjë; që reforma dhe SPAK ska për të funksionuar, kam një lajm për ju; e keni gabim. Dua t’ju inkurajoj që të shihnit të gjitha hapat që ka ndërmarr SPAK, siç është dhe rasti i çështjes sot në Krujë.
Reforma në drejtësi nuk është një mrekulli, por ndodh hap pas hapi dhe duhet të zhvillohet dhe duhet të jemi ne ata që duhet ta ngrejmë dhe të ecim përpara. Duhet ta shtyni veten dhe të shkoni kundër skepticizmit. Ndaj fokusohuni në fakte, shihni se çfarë është duke bërë SPAK dhe policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda.”, tha Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post