Disa familje janë të rrezikuara nga një shkëmb që rrezikon të shëmbet në Elbasan. Një prej familjeve të rrezikuara është ajo e Eduart Tocit, banesa e të cilit është vlerësuar si e pabanueshme, për shkak se ndodhet shumë pranë zonës së rrëshqitjes.
Në këto kushte, ato janë detyruar të jetojnë prej më shumë se dy javësh në çadër, e cila u është sjellë nga bashkia e Elbasanit.
Përveç rrezikut të banesave, rrëshqitjet kanë bllokuar edhe rrugën e fshatit, duke i detyruar banorët që t’i shoqërojnë fëmijët për në shkollë nëpër ara dhe terrene të thepisura.
Diskutime rreth kësaj post