Pas bashkëshortes së tij që ka shtetësi hollandeze, Lulzim Bashën nuk do e votojë në zgjedhjet e 25 prillit as kushëriri i tij i parë.
Altin Basha, djali i xhaxhait të Lulzim Basha është bërë sot anëtari më i ri i Partisë Socialiste në njësinë nr. 8 në kryeqytet.Ai ka marrë prej kreut të PS së Tiranës Ervin Bushati edhe kartën e anëtarësisë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar kreun e PD duke deklaruar se Basha nuk bën dot as votat e shtëpisë e jo më të qytetit.
“S’të voton as gruaja, as lagjia, as rrugica madje – kur ju them unë që këta s’bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s’ngulën një gozhdë”, shkruan Veliaj në Twitter.
Gjithashtu Veliaj ka “thumbuar” edhe Jorida Tabakun e cila u hoq nga Basha si e deleguar në njësinë Nr 8. Kryebashkiaku Veliaj i ka bërë tag për lajmin e kushëririt të Bashës edhe ish-deputetes demokrate.
Diskutime rreth kësaj post