Sipas presidentit Ilir Meta, LSI që nga krijimi i saj është rritur dhe ka pasur anëtarësime vit pas viti. I pyetur nga gazetarja Dhoriela Çule, nëse LSI po pëson tkurrje, ai ka deklaruar se më së miri për këtë çështje mund të flasin drejtuesit e kësaj partie.
“Është një çështje që i takon për t’u përgjigjur drejtuesve të LSI. Por kemi kohë që e dëgjojmë fjalën tkurrje, që nga viti 2004 kur është krijuar dhe deri tani. Ndërkohë është parë që ka pasur një rritje të vazhdueshme të saj, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme për mua. Për mua është e rëndësishme që fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post