Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të humbasë të tjerë anëtarë dhe të tjera figura politike. Lëvizjet e figurave të larta politike nga njëri kamp në tjetrin në këtë prag fushate për zgjedhjet e përgjithshme.
Ditën e sotme 70 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur këtë forcë politike dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste.
Bëhet fjalë për anëtarët e njësisë numër 8 në kryeqytet të cilët, janë larguar nga LSI dhe kanë shkuar drejt Partisë Socialiste.
Kujtojmë se jo më larg se dita e djeshme rrjedhje nga baza e LSI-së pati dhe në degën e saj në Kombinat, ku 120-anëtarë në mënyrë demostrative kaluan nga kampi i LSI në atë të PS-së.
Diskutime rreth kësaj post